Politikanëve kosovar t’u ndalohet të shkelin tek varret e dëshmorëve

Politikanëve kosovar t’u ndalohet të shkelin tek varret e dëshmorëve

  29 Mar 2019

Nesër në “Kosova Sot” lexoni shkrimin se çka thonë qytetarët për thirrjet që iu bënë politikanëve kosovar që mos të shkojnë më tek varret e dëshmorëve? A duhet ndaluar politikanëve kosovar që mos të shkojnë më tek varret e dëshmorëve?

Si i kanë harruar politikanët kosovar dëshmorët e kombit, viktimat dhe dëmet e luftës, e për vete i kanë bërë qindra miliona? Si janë lodhur qytetarët me pushtetarët e inkriminuar kosovar të cilët kanë shkelur gjakun e dëshmorëve?

A duhet më në fund që populli të ngritët në një revoltë popullore që të ndal degradimin e shtetit, i cili çdo ditë e më shumë po shkon drejt shkatërrimit nën udhëheqjen e këtyre politikanëve të kriminalizuar? Pse për popullin as zgjedhjet e reja,të cilat pritet të mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti, nuk janë zgjidhje?

Pse pa marrë parasysh se cila parti po udhëheqë koalicionin, të gjitha partitë pa dallim, janë bërë pjesë e mafio-oligarkisë kriminale, të cilëve iu prijnë Devollët dhe jo vetëm, pra të gjithë këta pushtetarë të kriminalizuar në 20 vitet e fundit, përfshirë edhe qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë, i cili u zgjodh dy herë kryetar nga VV-ja?

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.