fbpx
Politikanët 13 mijë euro fitime në vit, por pasuria e tyre kalon milionat

Politikanët 13 mijë euro fitime në vit, por pasuria e tyre kalon milionat

  10 Mar 2019

Në numrin e nesërm të së përditshmes kosovare numër një, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se pse vetëm në Kosovë, për shkak të mos sundimit të ligjit, ndodhë që politika të jetë profesioni më fitimprurës në Kosovë?

Si shpjegohet që politikanët që gati 20 vite janë në skenën politike, e që të hyra paraqesin zyrtarisht vetëm pagat mujore nga institucionet, qofshin ato institucione lokale apo qendrore, janë bërë milionerë?

Si shpjegohet që edhe pse pagat e zyrtarëve të lartë shtetëror në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit sillen mbi 13 mijë euro në vit, pasuria e patundshme e deklaruar paraqitet prej qindra mija eurosh apo edhe pasuri milionëshe?

Si ndodhë e njëjta dukuri edhe tek prokurorët, gjyqtarët dhe policia? Si shpjegohet pasuria milionëshe e deklaruar, e për më tepër në realitet dihet se pasuria e padeklaruar është edhe më e madhe se ajo e deklaruara? Si shpjegohet mospërputhshmëria në mes pagës që marrin dhe pasurisë së deklaruar dhe pse si policia ashtu edhe prokuroria mbyllin sytë?

Pse drejtësia në Kosovë nuk denjon të zbardhë pasurinë e vërtetë të shumë politikanëve apo zyrtarëve të lartë shtetëror, jo vetëm ata miliona të deklaruar, por dhjetëra miliona të tjerë të padeklaruar, të cilat i fitojnë përmes kompanive që mbi 10 vite mbajnë monopole, marrin tenderë qindra milionësh pa procedura tenderike e shumë çka tjetër?

Si mundet në Kosovë, vetëm prej pagave për afro de dekada, politikanët tonë të përfundojnë milionerë, në shtetin ku shkalla e papunësisë është rreth 30 për qind, derisa rreth 17.6 për qind të popullatës jeton në varfëri të plotë?!!! A tregon kjo gjendje se në Kosovë sistemi i drejtësisë është në duart e pushtetarëve të inkriminuar dhe mafio-oligarkisë së inkriminuar?