fbpx

Policia në këmbë, vidhen 70 mijë euro…

  19 Dec 2017

Te hënën në periudhën kohore nga ora 19 deri 22 e 30 minuta në shtëpinë e personit me iniciale M.G. (47) në Prilep, autor i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë, me ç’rast janë vjedhur euro, dollarë amerikanë dhe australianë, franga zvicerane dhe funta angleze, krejt në vlerë prej 2.160.000 denarëve (35 mijë euro), shkruan media online. Poashtu janë vjedhur edhe stoli ari prej 2.200.000 denarëve (36 mijë eurove). Autori vjedhjen e ka kryer duke përdorë mjet të fortë, me të cilin ka hapur derën, në podrum ka gjetur dhe ka hapur kasafortë metali prej ku i ka marrë paratë dhe stolitë dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes policia ka kryer hetime dhe po ndërmerr masa për gjetjen e autorit.