fbpx

Policia ndjekin Albin Kurtin si nëpër filma, ky ishte vendi ku pritej të arrestohej (Video)

  24 Nov 2017

Forca të shumta të Policisë së Kosovë gjendeshin të pranishme në Shkabaj, pak metra larg kryeqytetit të Republikës.

Autoritetet e sigurisë ishin duke pritur për ta arrestuar ish-liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pasi këtij të fundit i është lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, respektivisht nga gjyqtari Beqir Kalludra.

Kurti ishte parashikuar të merrte pjesë në një event të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Derisa në lokacionin ku ishte duke u mbajtur ky manifestim kishte forca të shtuara të PK-së. Pjesëmarrës ishin pothuajse gjithë liderët e vendit, duke përfshirë kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, mirëpo jo edhe Kurti.

Nga LVV-ja ishte kryetari Visar Ymeri, Rexhep Selimi dhe Qëndron Kastrati.