fbpx

Policia ndalon një veturë në Prishtinë ka të arrestuar (Pamje nga operacioni policor)

  13 Dec 2017

Policia e Kosovës ka kontrolluar një veturë në kryeqytet, me ç’rast ka edhe persona të arrestuar.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 17:30 te rrethrrotullimi mes lagjes “Ulpiana” dhe QKUK-së, në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar pamje nga ky operacion.

Në to shihen forcat e Policisë që ende e mbajnë të rrethuar veturën e ndaluar.

Qytetari ka thënë se ka të arrestuar, por nuk ka përmendur ndonjë numër.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë për të marrë hollësi të këtij rasti edhe është në pritje të përgjigjes.