fbpx

Policia merr aksion të madh policor, i futen në shtëpi deputetit të Kuvendit

  29 Nov 2017

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka konfirmuar lajmin se ditën kur kanë arrestuar dhjetra të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, poashtu kanë bastisur edhe shtëpinë e deputetit të RDK, Vesel Memedit në fshatin Çajle të Gostivarit.

Mirëpo, policia nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë për arsyen e bastisjes duke u arsyetuar se kjo është bërë me urdhër të gjykatës, raporton Almakos.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 me datë 28 nëntor të këtij viti është kryer kontroll në shtëpinë e personit me iniciale V.M në fshatin Çajlë-Gostivar”, thonë nga MPB.

Sipas policisë, detajet e bastisjes së shtepisë së Memedit duhet t’i kërkojmë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Përkundër të gjitha përpjekve të Almakos për të marrë një përgjigje për arasyet e bastisjes së deputetit Memedi, gjykata në Shkup mbeti e shurdhur.

Sqarime nuk morrën as nga vetë deputeti Memedi dhe partia e tij, Rilindja Demokratike Kombëtare. Memedi dhe RDK kanë injoruar pyetjet e Almakos të dërguara përmes postës elektornike dhe telefonit për të sqaruar arsyet e bastisjes në shtëpinë e deputetit.