fbpx

Policia e Kosovës sapo arriti qëllimin, por a e besoni se kë e arrestoi?

  08 Nov 2017

 

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, F. M. (1997) dhe R. K. (1988) me këtë rast është konfiskuar një kilogram marihuanë.

“Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me mariuhanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me marihuanë”, njofton policia, transmeton Express.
Këtu mund të gjeni detaje shtesë lidhur me këtë rast:

Në vazhdën e veprimeve operativo-hetimore që ka ndërmarrë PK-ja në javën e fundit, në fushën e luftimit të trafikimit me narkotikë, janë konfiskuar mbi 199 kilogramë substancë e dyshuar narkotike, janë arrestuar 31 të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova të ndryshme relevante.

Policia e Kosovës, ka vazhduar veprimtarinë e saj dhe me datën 03.11.2017, zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Prizren, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari ka gjetur një sasi lënde të dyshuar si substancë narkotike.

Policia gjatë operacionit policor ka arrestuar dy të dyshuar:

F. M. viti i lindjes 1997, m/sh/k

R. K. viti i lindjes 1988, m/sh/k

Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me mariuhanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë.

Si prova materiale lidhur me rastin, janë konfiskuar dëshmitë e lartcekura duke përfshirë edhe një video-incizim (ku shihen pjesërisht dy të dyshuarit) të cilën e keni në vijim:

Në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.