Policia e Kosoves e ka nje apel URGJENT per te gjithe qytetaret e Kosoves!

  13 Nov 2017

Policia e Prizrenit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve për grabitjen e një pike të agjencisë së transferimit të parave “Western Union”.

I kontaktuar nga KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, tha se me të marrë informacionin njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë bërë hetimet e nevojshme lidhur me grabitjen e sontme që ndodhi në lagjen “Bazhderhane”.

Sipas zëdhënësit, Policia nuk e di kush janë të dyshuarit prandaj ka apeluar te të gjithë qytetarët që kanë informata të lajmërojnë Policinë në mënyrë që grabitësit e dyshuar të kapen dhe të sillen para drejtësisë.

Lidhur me incidentin, prokurorja e krimeve të rënda, Ervehe Gashi, tha për KALLXO.com se dy të dyshuar të maskuar kanë hyrë për të grabitur në pikën e “Western Unionit” dhe duke dalë kanë hasur në një polic në rroba civile, i cili pasi nga të dyshuarit është sulmuar me armë zjarri një herë ka shtënë në tokë e më pas në drejtim të tyre, duke e plagosur me gjasë njërin prej tyre.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.