fbpx
Policia deklarohet për arrestimin e Molliqajt, jep detajet e rastit

Policia deklarohet për arrestimin e Molliqajt, jep detajet e rastit

  13 May 2019

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm.

Urdhër-arresti është e nxjerrë me datën 12 maj dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë themelore.

“ Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe sot PSD ka njoftuar se është arrestuar deputeti Dardan Molliqaj.