fbpx

Policia arrestoi menaxheret e lokaleve te njohura në Prishtinë

  23 Dec 2017

Policia e Kosovës dhe inspektoriati i Komunës së Prishtinës, kanë ndërmarrë një aksion nëpër lokalet e nates në qendër të Prishtinës për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Inspektoriati ka gjetur se njëri prej lokaleve afër kinemasë ABC në Prishtinë ka leje operimi vetëm deri në orën 22:00 por ai ka vazhduar edhe pas orës 24:00. Menaxheri i lokalit “Babel”, ka refuezuar urdhërat për ta ndalur punën ndërkohë policia e ka arrestuar.

Ky refuzim erdhi pasi lokalet ngjitur me të nuk janë ndalur e as kontrolluar dhe të njejtat kanë vazhduar punën edhe pas orës 24:00 duke prishtur rendin dhe qetësinë publike