Policia kap dy persona, dyshohet se vodhën shtëpinë e ministrit
Dy persona janë shoqëruar nga Policia për t’u pyetur lidhur me vjedhjen e shtëpisë së mamasë së ministrit Damian Gjiknuri.
Denoncimi në Polici u bë nga Liri Gjiknuri, e ëma e ministrit, e cila banonte me djalin tjetër në shtëpinë që u vodh gjatë natës në rrugën “Maliq Muça”.
67-vjeçarja tha se i kishin vjedhur para, por shuma nuk bëhet e ditur.