Plaçkitet Ramiz Kelmendi!

Në orët e mbrëmbjes së djeshme është plaçkitur Qendrës Tregtare “ELKOS” themelues i të cilës është ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Sipas Policisë së Kosovës, personat që dyshohet se kanë kryer vjedhjen në këtë qendër tregtare janë punëtorë të saj.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se tre të dyshuarit me një “Mercedes benz”; një “Ford Fiesta” dhe një Golf IV kishin vjedhur pajisje elektronike dhe gjëra ushqimore nga depoja e Qendrës Tregtare “ELKOS” dhe se të dyshuarit janë punëtorë të “ELKOS-it””, thuhe në njoftimin e PK-së.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Mehmet Hasi” në Prizren, gjatë kohës kur policia po patrullote këtë rrugë. Në atë kohë bëhet e ditur se policia ka vërejtur tri automjete tek të cilat gepekët ishin të hapur “dhe kjo ka nxitur kureshtjen për një kontroll të tyre”, thuhet tutje në njoftim.

Gjësendet e vjedhura dhe automjetet janë sekuestruar në cilësi të provës materiale, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit ndalën nën masën e arrestit policor.