Pijet që ju ndihmojnë të flini më mirë dhe të humbni në peshë

  01 Nov 2017

LËNGU I RRUSHIT PËR GJUMË MË TË MIRË DHE HUMBJE NË PESHË

Lëngu natyral i rrushit është burim i hatashëm për shëndetin. Nëse për çdo natë e konsumojmë një gotë lëng prej tij, gjëra të ndryshme do të ndodhnin: • Së pari, e detokson trupin dhe e furnizon me shumë antioksidues, që ofrojnë ndihmë përreth mëlçisë. • Po ashtu, lëngu i rrushit tretet shpejt dhe lehtë.

ÇAJI I KAMOMILIT

Jemi të sigurt se njëherë e më shumë keni pirë çaj kamomili për t’i qetësuar nervat. Kjo bimë, me shekuj rresht përfshihet në mjekësinë popullore, liron substancën e quajtur apigjeninë. • Apigjenina është element që ndikon si relaksues për trurin. • Pos se vepron si qetësues, kamomili ndikon mirë në shëndetin e përgjithshëm, më mirë i absorbon nutrientet, është diuretik dhe kujdeset për mëlçinë.

KEFIRI ME MJALTË

Siç e dini, një nga ilaçet shtëpiake më efektive për t’u futur në gjumë të thellë është një gotë qumësht i ngrohtë me mjaltë. Pasi shumë njerëz kanë ndjeshmëri ndaj laktozës, kefiri shërben si opsion më i mirë. • Konsumimi i ushqimeve të fermentuara, i pasur me baktere të shëndetshme, ofron dobi për mëlçinë. • Po ashtu, duhet përmendur se kefiri përmirëson tretjen, parandalon kapsllëkun dhe pastron zorrët. • Një tjetër fakt interesant është se kefiri vepron kundër stresit. Përmban triptofan, një aminoacid të hatashëm që bashkë me magnezin, kontribuojnë për gjumë më të mirë.

QUMËSHTI I BAJAMEVE

Duke konsumuar qumështin e bajameve me pak mjaltë po ashtu do t’ju ndihmojë për të fjetur më rehat dhe më mirë. Ky kombinim ofron pak glukozë, që ndihmon trurin për të rregulluar oreksinën, një neutrotransmetues, që puna e tij kryesore është ta mbajë trupin në ekuilibër. Po ashtu, qumështi i bajameve ndihmon në rregullimin e kolesterolit të lartë dhe triglicerideve, diçka esenciale për humbje në peshë

UJI I NGROHTË ME LIMON

• Kështu, trupi juaj do të jetë më alkalin, që ofron super mundësi të shëndetshme për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe sistemin limfatik kur kompleton rutinën e pastrimit të trupit gjatë natës. • Limoni përmirëson tretjen dhe shkaku i kësaj, jemi më të relaksuar dhe më të lirë prej potencialit në stomak që zakonisht na zgjojnë në mes të natës.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.