Të martën, në Ministrinë e Brendshme u prezantuan detaje nga operacioni “Forca e Ligjit”.
Në aktivitet foli ambasadori i SHBA, Donald Lu, që paralajmëroi arrestimin e peshqve të mëdhenj.
“Presim arrestimin e disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Partnerët e presin këtë, populli e kërkon këtë,” tha Donald Lu.
“Deri tani organet e drejtësisë kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.
Shqipëria ka një problem për lidhjen e grupeve kriminale me politikën,” tha Lu duke përmendur emrat e Arben Ndokës, Elvis Roshit apo Gentian Muhametit.
“Ju thoni që peshku i madh e ha peshkun e vogël, por për njëherë të parë në Shqipëri, do hamë peshkun e madh,” tha Lu.
“Nëse SHBA ju mbështet, presim rezultate nga ju. Veprat flasin më shumë se fjalët
Theme : Good News Lite