Pesëdhjetë leksione për jetën, nga një burrë 80 vjeçar
Shtrëngojini si duhet duart me të tjerët.
Shikojini njerëzit në sy.
Këndoni në dush.
Blini një sistem të madh stereo, për të dëgjuar muzikë.
Në një përleshje, godisni të parët dhe godisni fort.
Mbani sekrete.
Mos u dorëzoni para asgjëje. Mrekullitë ndodhin çdo ditë.
Pranojeni gjithmonë një dorë të shtrirë.
Jini të guximshëm. Edhe nëse nuk je realisht, syno që të jesh. Askush nuk mund të të tregojë ndryshimin.
Fishkëlleni.
Shmangni shprehjet sarkastike.
Zgjidhni me kujdes bashkëshortin/en e jetës suaj. Nga ky vendim, do të vijë 90 për qind e gjithë lumturisë dhe mjerimit tuaj.
Bëjeni zakon të bëni gjëra të këndshme për njerëzit, që nuk do ta zbulojnë kurrë këtë.
Dhuroni vetëm ato libra, që nuk do të shqetësoheshin t’i shihnit sërish.
Mos e privoni asnjëherë dikë ndaj shpresës. Ajo mund të jetë gjithçka që ai ka.
Kur luani lojëra me fëmijët, lërini ata të fitojnë.
Jepu njerëzve një shans të dytë, por jo një të tretë.
Jini romantikë.
Bëhuni vetë personi më pozitiv dhe entuziast që njihni në këtë botë.
Qetësohuni. Përveç çështjeve të rralla për jeta a vdekje, asgjë nuk është aq e rëndësishme sa duket në pamje të parë.
Mos lejoni që telefoni t’iu ndërpresë momente të rëndësishme. Ai është atje për lehtësinë tonë, dhe jo për telefonuesit.
Bëhuni një humbës i mirë.
Jini një fitues i mirë.
Mendoni dy here, para se t’i ngarkoni një miku një sekretin tuaj.
Kur dikush ju përqafon, lëri të jenë të parët që largohen.
Jini modestë. Shumë gjëra janë arritur para se të lindnit ju.
Jini të thjeshtë.
Kujdes nga personat, që nuk kanë asgjë për të humbur.
Mos digjni ura. Ju do të habiteni, sa herë do t’iu duhet të kaloni të njëjtën lumë.
Jetojeni jetën tuaj në një mënyrë të tillë, që në epitafin juaj të lexohet:Nuk pati asnjë keqardhje.
Jini të guximshëm. Kur të ktheni kokën pas, do të pendoheni më shumë për gjërat që nuk keni bërë, sesa ato që keni bërë.
Asnjëherë mos humbisni një mundësi, për t’i treguar dikujt se e doni atë.
Mos harroni, se askush nuk ia del në këtë botë i vetëm. Kini një zemër mirënjohëse, dhe nxitoni të falënderoi atë që ju ka ndihmuar.
Merrni përgjegjësi për sjelljen tuaj. Mos lejoni që dikush tjetër të zgjedhë për ju.
Vizitoni miqtë dhe të afërmit kur janë të shtruar në spital; ju duhet të qëndroni atje vetëm pak minuta.
Fillojeni çdo ditë, duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar.
Herë pas here, kryeni ndonjë shëtitje piktoreske.
Dërgoni shumë kartolina për Shën Valentin.
Përgjigjuni telefonit me entuziazëm dhe energji në zërin tuaj.
Mbani një bllok dhe laps pranë tryezës tuaj.
Idetë miliona dollarëshe, vijnë ndonjëherë në orën 3 të mëngjesit
Tregoni respekt për të gjithë ata që punojnë për të jetuar, pavarësisht se sa e parëndësishme mund të jetë puna e tyre.
Dërgojini lule njeriut tuaj të zemrës. Mendoni më vonë për arsyen.
Ndryshoni ditën e dikujt, duke ia paguar tarifën personit që ndodhet në makinë pas jush.
Bëhuni hero i dikujt.
Martohuni vetëm për dashuri.
Numëron i bekimet e tua në ketë jetë.
Komplimentoni ushqimin që po hani, kur jeni mysafir në shtëpinë e dikujt.
Përshëndesni fëmijët në një autobus shkollor.
Mos harroni që 80 për qind e suksesit në çdo punë, bazohet në aftësinë tuaj për t’u marrë me njerëzit.
Mos prisni që jeta të jetë e drejtë.