Pesë policë ishin arrestuar në rastin e vrasjes së familjes Hajra, ku janë të dënuar vëllëzërit Ramadani e Kiqina

  20 Dec 2017

Pesë policë të SHPK-së ishin arrestuar për vrasjen e familjës Hajra

Adem Kiqina ishte njëri nga pesë policët që ishin arrestuar. Ademit i ishte berë presion i madh për të dhënë deklaratë të rreme për t’ju kthyer punës dhe për të dal nga burgu. Kishin kërkuar nga Ademi vetëm të thotë se Burimi e Arsimi janë vonuar 2 minuta nga grupi tjetër, por Ademi kishte deklaruar vetëm të vërtetën që i gjithë grupi kishte hyrë në lokal së bashku.

Këta minuta se kinse është vonuar dikush nga grupi ishin kërkuar nga montuesit e lëndës.

Kurse polici tjetër Sami Hasani pasi ishte arrestuar për vrasje e familjës Hajra kishte pranuar të jep deklaratë të rreme se kinse vëllezërit Ramadani janë vonuar 7 deri 8 minuta.
Po ky polic kishte dhënë dëshmi të rreme se kinse Blerim Kiqina ka qenë në atë festë të ditëlindjes pa qenë fare, vetëm të lirohet nga burgu duke dëshmuar rrejshëm për të pafajshmit.

Në ballafaqimin që pata në gjygj me Hasanin, pasi ai ka hapur rast ndaj meje se kinse ai e familja e tij është e shqetësuar nga shkrimet të cilat janë të gjitha në lëndën publike të vrasjës së familjës Hajra,ai fare nuk mu pergjigjë në pytjet të cilat ja bëra rreth arrestimit tij dhe rreth rastit.

Familja Ramadani qe 15 vite ballafaqohet me padrejtësi nga këta persona që dhanë deklarata të rreme dhe për çudi Sami Hasani edhe pse ka dëshmuar rrejshëm, këtë e dëshmojnë të gjithë dëshmitarët,prapë është në polici.P

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.