Por ka edhe nga ata, që me kalimin e viteve kolegialitetin e kanë shndërruar në armiqësi, varësisht për çfarë mund të ketë qenë rasti, shkruan Telegrafi.
Mirëpo e çuditshmja ndodh që edhe këto ‘armiqësi’ të dikurshme, të shndërrohen në miqësi, dhe më pas këngëtarët ruajnë raport të mirë me njëri-tjetrin.
Telegrafi në vazhdim ju prezantojmë me pesë ‘armiqësitë’ e kthyera në miqësi në Estradën Shqiptare:
Noizy dhe Ledri Vula
Dikur urreheshin dhe shaheshin pafund përmes mesazheve në rrjetet sociale. Ledri kishte prishur raportet me të për shkak të mikut të dikurshëm Getoar Selimit, ndërkohë pas daljes dhe prishjes së raporteve me Babastars, Vula filloi përmirësimin e relatave me reperin nga Shqipëria, dhe tani ai dhe Noizy së shpejti flitet se do të vijnë edhe me duet.
Tuna dhe Dafina Zeqiri
Jo të pakta janë rastet kur edhe femrat brenda estradës kanë pasur probleme me njëra-tjetrën. Tuna dhe Dafina dikur sollën së bashku një bashkëpunim me 2po2, këngën “Vibe”, e cila pushtoi diskotekat shqiptare në vitin 2010. Por më pas gjithçka kishte përfunduar me një armiqësi të tmerrshme, ku dyshja në fjalë nuk u kursyen aspak në fjalë të këqija për njëra-tjetrën. Por viti 2017 është viti i ‘rikthimit në miqësi’ për to, kjo pasi përmes rrjeteve sociale, këngëtaret kanë paralajmëruar se kanë rregulluar raportet dhe se tani shkojnë shumë mirë dhe mbështesin njëra-tjetrën në projekte.