Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka publikuar një listë të përditësuar të vendeve që kanë njohur Kosovën, njoftoi të premten “Tanjug”.
Agjencia citoi të përditshmen Koha Ditore, e cila shkruan se Nigeria dhe Uganda janë hequr nga lista – dhe se Prishtina kurrë nuk ka marrë shënimet e tyre zyrtare të njohjes.
Këto njohje të dyshuara u njoftuan në vitin 2011 dhe 2012 nga Behgjet Pacollli, i cili tani shërben si ministër i jashtëm i Kosovës. Kjo po ndodhte gjatë mandatit të dytë të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Pacolli po njoftonte gjithashtu njohjen e Malit, por ai vend nuk u përfshi kurrë në listën zyrtare.Të enjten, gazeta tha se nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk e di saktë se sa vende kanë njohur “shtetësinë” e saj.E gjithë kjo vjen pasi Surinami ka njoftuar Serbinë se po e revokonte njohjen e Kosovës./Pe