Përveç Kurtit, Policia arreston edhe dy deputetë të tjerë të VV’së

  24 Nov 2017

Para pak minutash Policia e Kosovës arrestoi deputetin Albin Kurti, e menjëherë pas kësaj, ata arrestuan edhe dy deputetë të tjerë.

Bëhet fjalë për deputetët e VV’së Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupin, shkruan gazetametro.net.

Arrestimi i tyre hasi në rezistencë nga deputetët e tjerë të kësaj partie, mirëpo pas disa problemeve, me anë të gazit policia mori në kontroll situatën dhe arrestoi tre deputetët.

Arrestimi i deputetëve të VV’së u bë pasi të njëjtët nuk u paraqitën dje në gjykatë. Ata po akuzohen për përdorim të gazit në Kuvend dhe për pengim të personit zyrtar. Ndaj Kurtit dhe Kadaj-Bujupit edhe më herët kishte pasur urdhërarrest pasi nuk u paraqitën asnjëherë në gjykatë./gazetametro.net

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.