fbpx

Përveç Florencit, edhe këta 3 shqiptarë të tjerë u masakruan nga policët

  23 Dec 2017

Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta në moshë fare të re, Florenc Beqiraj, djali nga Shkodra i cili dyshohet fort se është dhunuar barbarisht në burgun e Marsejës disa ditë më parë.

Por rasti i 23-vjeçarit që për fat të keq ndërroi jetë pasi mjekët i hoqën aparaturat edhe pse nuk morën firmën e të atit, nuk është i pari që keqtrajtohet nga policët e huaj.

Një tjetër rast që tronditi mbarë opinionin publik ishte dhe dhuna e ushtruar ndaj Ilia Karelit, dhunë e cila i mori jetën, në vitin 2014.

E gjitha filloi pasi ky i fundit plagosi për vdekje një roje grek në burgun e Malandrinos, e ndërsa tre ditë më vonë gjatë transferimit të tij për në institucionin penitenciar të Nigritës, u dhunua barbarisht nga policët grekë, plagë të cilat i shkaktuan vdekjen.

Rast tjetër tragjik ka qenë edhe ai i Pëllumb Marinkoljat, i cili u dënua në shtetin grek për vjedhje, por pas paraqitjes së tij në rajon për herë të dytë, ai nuk doli më i gjallë dhe trupi i tij u dërgua direkt dhe në morg, duke deklaruar se i riu shqiptar kishte rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit.

Por kujtojmë gjithashtu dhe vdekjen e Aldo Laçit, i cili u ndalua në aeroportin e Malpensës në Milano dhe u dhunua nga 5 policë, duke e lënë të vdekur, ndërsa viktima ishte duke pritur bashkëshorten e tij.