
Përsëri dhunë në futbollin kosovar
Kanë përfunduar vetëm tri prej katër ndeshjeve të xhiros 11 të zhvilluara sot në Vala Superligë.
Sfida ndërmjet Flamurtarit dhe Vëllaznimit është ndërprerë në minutën 90 pran rezultatit 1:1, pasi tifozët vendas kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar futbollistët mysafirë, shkruan Gazetasheshi.com.
Në derbi, Drita dhe Trepça ’89 kanë luajtur baras, teksa Liria ka demoluar Llapin 3:0.
Drenica dhe Feronikeli kanë luajtur pa gola në Skenderaj.
Drita – Trepça ’89 1:1
Përfundon ndeshja
90+3 Bujar Shabani përjashtohet pas kartonit të dytë të verdhë
90+2′ Shabani gjuan nga ndërprerja, pak mbi portë
90′ Leutrim Rexhepi bën mrekullinë, pret penalltinë
89′ Penallti për Trepçën 89, Bujar Shabani luan me dorë në zonë
75′ E pabesueshme. Chibueze serish ka mundur te realizoj autogol, por kesaj radhe Hajdini pret
70′ Gooool… Kastriot Rexha ka gjuajtur me kokë, teksa Chibueze ka dërguar gabimisht topin në rrjetën e tij, 1:1
66′ Rast ideal për Otto John, i cili gjendet i vetëm me portierin Rexhepi, por dështon temtim parabola e sulmuesit afrikan
57′ Rast ideal për Dritën, por Rexha nuk realizon me kokë pas harkimit fantastik të Xhevdet Shabanit
54′ Limani gjuan për mrekulli me kokë pas harkimit të Krasniqit, por goditja nuk është në kornizë të portës
*Reagon kryetrajner i Dritës Milaim Zuzaku, derisa ka vendosur të inkuadrojë sulmuesin Kastriot Rexha në vend të Astrit Fazliut
Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
36′ Xhevdet Shabani provon goditjen nga largësia, në vend ishte Hajdini
34′ Fantastik Rron Broja me një veprim maestral në mesin e fushës avanson drejt portës së Rexhepit, i cili ishte me fat pasi goditja e fuqishme përfundoi pranë portës
21′ Gooool…. Florent Hasani kalon 89-shin në epërsi
18′ Oto John me mundësi ideale, pa sukses
10′ Dominim i lehtë i Dritës, por pa raste konkrete
Nis ndeshja
Formacionet zyrtare:
Drita: Rexhepi, Musaj, Limani, Gërbeshi, Leci, B.Shabani, Krasniqi, Haliti, Xh.Shabani, Kryeziu, Fazliu
Trepça ’89: Hajdini, Islami, Potoku, Lladrovci, Izmaku, Idrizi, Broja, Maloku, Hasani, Chibuze, John
Gjyqtarë: G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj, B. Kosumi.
Liria – Llapi 3:0
Përfundon ndeshja
82′ Goool… Besart Islamaj i sapo hyrë në lojë realizon golin e tretë për Lirinë pas një super-aksioni
75′ Llapi proteston se topi ka kaluar vijën fatale pas gabimit të portierit Bakaj, por kështu nuk mendoi as asistenti Morina
55′ Përjashtohet ndihmëstrajneri i Llapit, Synaj Keçi pasi acaroi tifozët vendas
52′ Kushtrim Shabani provon gjuajtjen, Basriu e bllokon atë
Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
41′ Goool… Zenel Gavazaj realizon gol pas gabimit trashanik të portierit Ademi
36′ Leutrim Kadriu i mohon golin e dytë Lirisë, dëbon topin në korne
26′ Portieri Bakaj shpëton gol të sigurt, devijon topin në korne
24′ Tjetër rast i mirë për Lirinë, pret portieri Ademi
1′ Goool…. Eurogol i Lirisë. Ka realizuar Florent Avdyli pas 50 sekondave lojë
Nis ndeshja
Formacionet zyrtare:
Liria: Bakaj, Kocev, Avdyli, Rexhaj, Basriu, Gashi, Korenica, Domgjoni, Magani, Gashi, Gavazaj
Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Kadriu, Shabani, Mehmeti, Zeqiri, Zhdrella, Emini, Bërbatovci, Daku
Gjyqtarë: K. Vula, B. Morina, B. Këpuska, B. Batalli.
Drenica – Feronikeli 0:0
Përfundon ndeshja
75′ Drenica rrezikon me disa gjysmëraste, mirë po ia del Feronikeli
55′ Taulant Dajaku në rast ideal, pret Faton Maloku
54′ Nikli kërkon penallti, por gjyqtari hesht. Protesta nga mysafirët
Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
43′ Feronikeli po tenton me kundërsulme, por pa sukses
32′ Dominim i lehtë i Drenicës, mungojnë rastet konkrete
Nis ndeshja
Formacionet zyrtare:
Drenica: Neziri, Hamiti, Bejta, Lushtaku, Haxhaj, Gashi, Thaqi, Berisha, Dajaku, Tahiri, Geci
Feronikeli: Maloku, Shala, Thaqi, Prekazi, Haliti, Dabiqaj, Hoxha, Qorri, Lushtaku, Elshani, Milicaj
Gjyqtarë: G. Shala, V. Kelmendi, D. Preniqi, A. Shala.

Flamurtari – Vëllaznimi 1:1
Ndërpritet ndeshja në minutën 90
Skandaloze: Tifozët vendas kanë hyrë në fushë, kanë goditur futbollistët
90′ Goooool… E pabesueshme kush ka shënuar. Është portieri, Muhaxhiri që ka dal dhe ka shënuar nga rivënia këndore. Pas golit ka tensione
75′ Ismet Munishi po tenton me zëvendësime ta barazojë rezultatin, mirëpo nuk po ia del
60′ Gjakovarët duken më kërkues në pjesën e dytë, por vendasit nuk po lejojnë hapësira
Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
30′ Kryeqytetasit po administrojnë lojën pas epërsisë së hershme
11′ Goool… Flamurtari po avancon ndaj Vëllaznimit pas gabimit në mbrojtjen e gjakovarëve
Nis ndeshja
Formacionet zyrtare:
Flamurtari: Hallunaj, Kabashi, Hodaj, Shala, Ahmeti, Krasniqi, Boshnjaku, Hajdari, Baftiu, Hajdini, Jaupaj
Vëllaznimi: Muhaxhiri, Sahiti, Bardhoku, Syla, Rudi, Gashi, Morina, Osmanollaj, Ivan, Zeneli, De Deus
Gjyqtarë: F. Tahiri, A. Ejupi, I. Kabashi, T. Maloku.