Përplasje në LDK(FOTO)

Deputeti i LKD-së Haxhi Avdyli i është kundërvënë Skender Hysenit, ish-ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës i cili edhe pse ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Brukselit.

Deputeti Avdyli ka reaguar publikisht ndaj Skender Hysenit duke I thënë se që të flas e të mos heshtë. “ Skender…Mos hesht, nëse ke dicka për të thēnë, sepse ju ishit akter në atë kohē e ne ishim vetëm vrojtues” ka shkruar Haxhi Avdyli në Facebook, raporton Botapress.

Dy fjalë për Skender Hysenin.

Meqënëse askush spo e merr guximin me i thanë, atëherë po më bie mua.

Sepse kjo gjendje e bllokadës 3 vjeqare , po vie edhe nga heshtja e njerzëve që duhej të flitnin.

Personi nē fjalë nuk heshti ku u desht ti merr të gjitha privilegjet e të qenurit Ministër, e heshti për tërë ato vite kur Isa Mustafa luftoi vetë. Heshtë edhe tani sepse ka dëgjuar që heshtja është ari.

Por heshtja e tij prej aristrokati, e rrëzoi edhe vetë atë nga kjo çështje që u bë kauzë për të ardhur në pushtet brigada e zëvendës qeveritarëve në krye me komandat brigade Ramush Haradinaj.

Sot shoqëria është e ndarë ,por edhe duke vuajtuar në geton që në heshtje po jetojmë tē izoluar të gjithë perveq ndoshta Skenderit.

Muaj e vite u sulmua çdo kush që guxonte të thoshte që duhet dal nga ky qorrsokak që e futën Kosovën disa politikanë për kauzën e ardhjes në pushtet dhe nga ata që heshtën kur u desht të flitnin. Të parët ia arritën qëllimit, erdhën në pushtet me sharje, vezë e lotsjellës. E të dytët të rrëzuar nga pushteti do rrinë të heshtur. Edhe atë ish Ministër i brendshëm që kjo qështje bashkë me Ministrin e jashtëm ishin nënshkruesit e saj.

Për fund Skender mos hesht po fol, sepse heshtja jote po vret shpresën e shumë të rinjëve. Mos hesht, nëse ke dicka për të thēnë, sepse ju ishit akter në atë kohē e ne ishim vetëm vrojtues.

Apo ndoshta duhet që edhe tani vetëm Isa Mustafën ta lini të flas kurse privilegjet e rrogën e Ministrit ateher e tani me askë spo e ndani.