fbpx

Perplasje e madhe ne kuvend mes PDK-se dhe Vetevendosjes prt vrasjen e komandant Drinit!

  06 Dec 2017

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj, gjatë seancës së sotme është përplasur me deputeteten e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku.

Çoçaj duke i replikuar Millakut në akuzat e saj se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë dorë në vrasjen e komandant Ekrem Rexha-Drini, tha se Millaku si reja e Syl Millakut që ka punuar për UDB-an, duhet të ketë fakt kur bënë këto akuza.

“Drita Millaku si reja e Syl Millakut, unë e di që Syl Millaku ka fakte dhe ka punu në UDB-a, duhet me kanë ma profesionale, është mirë me pas fakte kur flet për Hashim Thaçin e Kadri Veselin që kanë dorë vrasjen e komandant Drinit, një ushtarak i respektuar nga Veseli e Thaçi dhe gjithë luftëtarët e UCK-së”.

 

“Duhet me pas fakt, është mirë edhe Syla me i ndihmu kapak edhe ka pas mundësi që nëse nuk i ka besu instucioneve të vendit tu besoj atyre të Serbisë, dhe përmes organeve të Serbisë t`i ndjek ata”, tha Cocaj.