Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës në një debat ballë për ballë me Xhelal Sveçlen e Vetëvendosjes ka pasur një moment përplasje për shkak të asaj se kush do të udhëheq me Prishtinën, raporton Gazeta Blic.
Sveçla i Vetëvendosjes ka thënë se është i bindur që Shpend Ahemti është fituesi i zgjedhjeve lokale në Prishtinë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Arben Gashi nga LDK i cili tha se u pa sa fitues është Shpend Ahmeti, për këtë edhe ka vendos që qytetari ta qojë edhe një herë në garë.
Sveçla ia ktheu duke thënë se ti a je duke thënë se qytetari e tradhtoi VV në Prishtinë apo çfarë.
Gashi tha se qytetari nuk është i bindur nëse Ahmeti duhet të udhëheq me Prishtinën edhe për një mandate për këtë arsye ka vendosur ta dërgoj në raundin e dytë.
“Qytetari nuk e ka tradhtuar VV por ka kërkuar edhe një raund për ta parë kush duhet të udhëheqë me Prishtinën”, është shprehur Gashi.
Sipas Arben Gashit të LDK-së, fitues Shpend Ahmetin në zgjedhjet e kaluara e ka bërë mos afërmi me VV-në ndërsa tani afrimi me VV e ka bërë që qytetari ta mendojë mirë se kë ta vendos për të udhëhequr me kryeqytetin.
“Unë mendoj që fitues Shpendin e ka bërë në zgjedhjet e kaluara largimi nga VV ndërsa afërmi I tij me VV kësaj radhe me shumë gjasë do të humbasë”, ka deklaruar Gashi.
Reagimi i Sveçlës nga VV-ja nuk mungoj ai tha se sërish që Ahmeti është fituesi dhe se nuk e shohin të nevojshëm largimin e tij nga VV për t’u shpallur fitues.
“Ne nuk e shohim të nevojshëm që Shpendi të largohet nga VV që të shpallet fitues”, ka përfunduar Xhelal Sveçla, raporton GazetaBlic.com.
Theme : Good News Lite