Perplasje e ashper Pacolli-Dacic!
Gjatë sesionit plenar të ministerialit të Grupit të Vishegradit, ku morën pjesë shefat e diplomacisë së Hungarisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, plus 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ata të Rumanisë, Kroacisë, Estonisë dhe Bullgarisë si vend president i radhës së Bashkimit Evropian, e mori fjalën dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai, u prezantua si ministri më i ri në detyrë prej homologut të tij hungarez, i cili e uroi për suksese në detyrën e re.Pas falënderimeve për Hungarinë, si vend organizator dhe mbështetës pa kushte i procesit të zgjerimit, zotëri Pacolli, tha:
„Ne jemi një shtet i ri, i ndërtuar nga e para, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe miqve tanë të përtej Atlantikut dhe që prej 2008 kur shpallëm pavarësinë, ne kemi miratuar një legjislacion 100% evropian, një kushtetutë model për trajtimin e pakicave, në planin gjuhësor dhe të drejtave në përgjithësi. Ne kemi bërë shumë hapa në drejtim të integrimit evropian dhe ndërkombëtar, me ndihmën e miqve tanë evropianë.“
Duke iu referuar ministrit të jashtëm serb, IvicaDaçiç, i cili u ankua pse në procesin e integrimit të Serbisë, duhet konsideruar dhe „gjykimi i Prishtinës, për ecurinë në këtë proces“, z. Pacolli, tha:“Ne jemi dy shtete fqinjë, dhe ky është një fakt i pamohueshëm. Kosova sot është shtet sovran me ligjet e veta, me kushtetutën e vet, që i mbron pakicat, gjuhët e tyre, të drejtat e tyre themelore…