fbpx
Përplasje e ashpër mes Molliqajt e Haxhiut, shkak Thaçi

Përplasje e ashpër mes Molliqajt e Haxhiut, shkak Thaçi

  13 Mar 2019

Edhe deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi lidhur me mos emërimin e anëtarëve të KQZ-së, raporton Gazeta Blic.Ai, përveç kritikave që pati për të, ka kritikuar edhe dy parti të cilat sipas tij janë duke e mbajtur peng këtë proces.“Këtë proces e ka mbajt për më shumë se një vit peng presidenti, Hashim Thaçi.

Të 6 grupeve më të mëdha në Kuvend u ka bërë (Gjykata Kushtetuese) ftesë ta dërgojnë ka një përfaqësues. Nga ky vendim i Gjykatës janë dy parti që janë duke e bllokuar procesin. Cili do të jetë vendimi i presidentit, të sigurtë e keni se ai do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë apsekt është gabim logjik mos dërgimi i përfaqësuesve. Kjo çështje gjithqysh do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë aspekt jeni tu e pengu procesin” tha ai.

“Sikurse Thaçi që po tutet nga vendimi i Kushtetueses edhe ju jeni ka tuteni nga ai vendim. Po aq fajtor sikurse Thaçi jeni edhe ju” tha mes tjerash Molliqaj.Por e menjëhershme ka qenë replika e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu. Tha se PSD është duke bërë pazare me Thaçin.“Këta po bëjnë pazare bashkë. Ai u ka dërguar letër 6 grupeve parlamentare. Dhe ky është pazari i parë ku tentojnë ta marrin buixhetin e VV-së. Por ka edhe shumë pazare tjera që koha do t’i dëshmojë”, u shpreh Haxhiu.

E Molliqaj ia ktheu menjëherë Haxhiut ku tha se kjo parti gjatë tërë kohës po ankohet dhe nuk po vepron.“Nuk di çfarë të them për dikë që tërë kohën ankohet. Kur e ngon VV-në i bjen që ne jemi tu e kontrollu krejt faktorin politik. në rregull është kjo far pune dhe më duket që më mirë është të dërgojmë procese përpara” përfundoi Molliqaj./Gazeta Blic