fbpx

Përplasje e ashpër mes Donika Kadajt e Xhavit Halitit

  02 Nov 2017

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për MSA-në, kishte përplasje verbale mes anëtarëve të pozitës dhe opozitës.

Kjo meqë, opozita ka insistuar se kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti, është zgjedhur me direktiva direkte të kryetarit të kryesisë, Kadri Veseli, por jo me miratimin e anëtarëve.

Për këtë arsye opozita ka kërkuar që të ndiqen procedurat lidhur me këtë çështje dhe për këtë arsye ata e kanë lëshuar mbledhjen e këtij Komisioni qysh në fillim.