fbpx

Perplasje e ashper e Dardan Molliqaj me deputetin e PDK-se ne kuvend!

  25 Oct 2017

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj ka akuzuar Bilall Sherifin dhe partinë e tij, se gjatë kohës sa kanë qenë në PDK, kanë keqpërdorur edhe paratë në ndërtimin e shtatoreve të dëshmorëve të luftës.

“Tha se ju kur keni qenë në PDK keni vjedh edhe në shtatore të dëshmorëve”, tha Molliqaj.

Reagimi i Molliqajt erdhi pas fjalimit të deputetit të NISMA-s për Kosovën Bilall Sherifi në Kuvend, i cili foli për rëndësinë e autostradave të ndërtuara në vend.

Ndërkaq, deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:00