Përplasja për Listën Serbe e Molliqajt dhe Pal Lekajt

  03 Oct 2017

Dardan Molliqaj nga Vetëvendosja ka kërkuar nga Pal Lekaj të tregojë se a është ende me të njëjtin mendim se Lista Serbe janë kriminelë.
Por Lekaj duke mos iu përgjigjur direkt pyetjes se Molliqajt tha se sa herë që të cenohet sovraniteti i atyre që luftuan për këtë, ai edhe atëherë do ta ketë mendimin e njëjtë.

“Sot jam përball si ministër dhe të merrem me punë praktike dhe nëse ke ndonjë pyetje që ka impakt pozitiv për qytetarët e Kosovës unë jam këtu. Ndryshe sa herë që të cenohet sovraniteti por edhe sa herë cenohen ata të cilët na mundësuan këtë që ne sot jemi në parlament, që janë luftëtarët e lirisë, unë çdo herë do ta kem të njëjtin mendim”, tha Lekaj.

E menjëhershme ishte edhe replika e Molliqajt, i cili tha se si deputet dhe ministër i zgjedhur qëndrimet e tij nuk janë vetëm të një eksperti.

“Ti je deputeti i zgjedhur tash ministër, je nënkryetar dhe qëndrimet tua nuk janë vetëm të ekspertit, për mu është problem që nuk ka qëndrueshmëri politike dhe unë po pres që ju ose t’i mbani qëndrimet e tjera ose të tregoni kur t’i ndryshoni qëndrimet, por për shkak të dëshirës me qenë në Qeveri po i përpini ato që i keni thënë”, tha Mollqaj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.