Përplasen në debat Agim Veliu dhe Ajet Potera

Ajet Potera, kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, përsëri nuk i ka kursyer akuzat e tij kundër kryetarit aktual Agim Veliut. Ai e akuzon për veturat e shtrenjta dhe se nuk është marrë me qytetarët.

“I ke dy pensione njërën nga FSK dhe tjetrën për invalid. Për të gjitha shpifjet q i bënë do të kesh padi në gjykatë.” iu kundër përgjigj Agim Veliu duke e ftuar gjykatën të merret sipas tij  me shpifjet e Ajet Poterës.

“Pas 22 tetorit do të shkosh në pension të përhershëm, ti nuk ke qenë më gjendje me  udhëheq një kompani të vogël të specit, e ke kalu nga partia në parti e tash je këtu” përfundon Agim Veliu