fbpx

Përplasen keq mes vete Armend Zemaj e Xhavit Haliti

  02 Nov 2017

Komisioni Parlamentar për MSA-në mbledhjen e sotme e ka nisur me përplasje mes anëtarëve qe vijnë nga pozita dhe opozita, raporton zeri.info.

Anëtarët e opozitës kanë insistuar se duhet të ndiqen procedurat në mënyrë që të caktohet drejtuesi dhe numri i anëtarëve të këtij komisioni, meqë sipas tyre, mandati i komisionit të kaluar ka skaduar. Ata kanë kërkuar qe një gjë të tillë ta formojë kryesia.

“Ne vetëm kërkojmë sqarim te procedurave sepse ne e dimë si kanë rrjedhë në të kaluarën.Në rregullore nuk flitet as për numrin e anëtarëve as të kryeesueist. Duam që nga kryesia ta caktojë ketë numër edhe të anëtarëve edhe të drejtuesit”, ka deklaruar anëtari i LDK-së, Armend Zemaj, raporton “Zeri.info”.

Ai më tej, ka thënë se duhet të bëhet e ditur nëse ka apo jo rregull të ri.

“Nëse përdorim analogji përdorim rregulla të njëjta, nese ka rregull të ri të njoftohemi”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Xhavit Haliti, drejtues i këtij komisioni ka thënë se mbledhja mund të ndërpritet nëse opozita nuk do që ajo të vazhdojë.

“Ne e nderprejmë mbledhjen nëse doni.. Ose mundemi t’ua dërgojmë vetëm një telegram që nuk shkojmë, ose të shkojmë vetëm ne pozita”, ka thënë ai duke iu referuar takimit të IV-të të përbashkët të KPSA-së, BE-Kosovë që pritet të mbahet me datë, 15-16 nëntor 2017, në Strasburg.

Mirëpo, anëtarja nga LVV, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo datë nuk është aspak e pershtatshme, meqë përfshin zgjedhjet lokale. /ZËRI/

Por Haliti ka thënë se data është caktuar në prill dhe nuk mund të ndryshohet