fbpx

Përplasen keq Besa Gaxherri e Hajdar Beqa (Video)

  26 Oct 2017

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri dhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa që vijnë nga Rrafshi i Dukagjinit, janë përplasur ashpër në emision e RTK-së “N’Kuvend”, rreth zgjedhjeve të 22 tetorit, balotazhit, e sidomos për debatin  që ishte zhvilluar në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ndërmjet Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së.

Beqa e apostrofoi Abdixhikun si politikan infantil, kurse Gaxherri  e akuzoi Veselin për Shërbimin Informativ.

Në debat gjithashtu i bënë një rezyme zgjedhjeve të 22 tetorit,ku deputetja Gaxherri përmendi që LDK është fituese e votës popullore, kurse Beqa tha se PDK edhe pse ka fituar dukshëm, megjithatë pritjet kanë qenë më të mëdha.

Për balotazhin e Prishtinë, të dy deputetët u rezervuan të deklarohen nëse do të ketë koalicion ndërmjet këtyre dy partive rivale.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155514314698859/