Selmanaj – Kuçit: I keni ndërru targat e veturave zyrtare gjatë fushatës
E respektoi kryeministri ligjin apo jo – ballafaqimi Kuçi -Selmanaj Në emisionin “CLICK” të RTV 21, Blerim Kuçi dhe Driton Selmanaj u përplasën me njëri tjetrin për respektimin e ligjit gjatë fushatës.
Duke folur për atë se a e ka respektuar kryeministri Ramush Haradinaj ligjin që ka shkuar në fushata pas orarit të punës, Blerim Kuqi tha se kryeministri e ka zbatuar ligjin. Në anën tjetër, Driton Selmanaj tha se vendime ka pasur prej secilit kryeministër, por kurrë nuk është zbatuar ajo.
Selmanaj tha se është i bindur që nuk është respektuar as sot, shkruan rtv21.tv “Keni zgjedhë metodë tjetër ja keni ndërru targën që mos me u dok zyrtar”, i tha Selmanaj Kuqit.