fbpx

PËRMES MALTRETIMIT DHE RRAHJES ËSHTË DETYRUAR RAMADAN BAJRAMI TË JEP DEKLARATË

  20 Dec 2017

Dëshmitari kyç i rastit ”Sopoti” Ramadan Bajrami është paraqitur në seancën gjyqësore ku dhjetë persona janë akuzuar për terrorizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV21, ai deklaroi se nuk ka qenë në fshat kur ka ndodhur shpërthimi, por ka qenë në Serbi dhe për këtë ka kuptuar kur ka ardhur në Maqedoni.

Bajrami ka theksuar se është detyruar që të jep deklaratën e mëparshme, për shkak të mbajtjes së gjatë në paraburgim, maltretimit dhe rrahjeve.

 

Dëshmitari ka treguart se më 23 maj, 2013, ka shkuar në polici për të marrë një certifikatë për djalin e tij, por është goditur pas koke, është lidhur dhe transportuar me automjet për t’u pyetur, maltretuar, rrahur nga më shumë inspektorë që i kanë kërkuar ta nënshkruaj deklaratën, me akuzën se ka bërë roje në fshat.

Bajrami ka sqaruar se para gjykatës ka thënë atë që i është kërkuar, pra është detyruar të thotë atë që e kanë porositur. Seanca e rradhës është caktuar për më 6 shkurt, 2018.