fbpx

Përmbyset rezultati, ky kandidat prin tani

  18 Dec 2017

Në qendrën e numërimit të votave në Fushë Kosovë po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të Istogut, transmeton Indeksonline.
Të dhënat e fundit nga kjo qendër flasin për një ndryshim rezultati.Derisa mbrëmë fitues doli Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tani para tij është kundërkandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova.
Aktualisht votat në këtë qendër numërimi janë: 9909 për Haki Rugoven dhe 9826 për Gani Dreshajn.Numërimi i votave me kusht është ende në proces derisa ato me postë tani janë numëruar dhe proceduar.