Përgjime edhe në Ministrinë e Brendshme, zyrtari i lartë regjistronte në celular mbledhjet

Dyshime përgjimesh edhe në Ministrinë e Brendshme. Mësohet se një zyrtar i lartë ka përgjuar mbledhjet që bëheshin brenda Ministrisë. Ndërkohë zyrtari është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës.

Rasti është mbajtur i izoluar për të mos u bërë publik, por sipas burimeve të Top-Channel nga Prokuroria, bëhet fjalë për drejtorin e komanduar të Emergjencave Civile, Xhuvanaq Gjylameti.

Ky i fundit gjatë një mbledhjeje në fillim të tetorit, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtorë të tjerë dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, ka incizuar fshehurazi me aparatin e tij celular diskutimet në mbledhje. Pasi është pikasur, është lajmëruar policia e Tiranës dhe sektori për krimet kompjuterike, që në cilësinë e provës materiale ka bllokuar celularin dhe kompjuterin e tij të punës.

Ndërkohë, dyshohet se ky nuk ëhstë rasti i vetëm kur Gjylameti ka tentuar të përgjojë në këtë ministri.