Pergjigje per Fisnik Ismailin!
Pergjigje per Fisnik Ismajlin,
Po e nisi kete reagim prej pjeses kur Fisi thote qe une u bera milioner me pare te pista.
Si pike e pare, une nuk jam milioner. Si pike e dyte, te gjitha te hyrat e mia ne pare cash, me te cilat edhe e kam ndertu nje shtepi ne Prishtine, jane bere permes bankes. Qe te jam transparent deri ne fund: te hyrat e mia te vetme, pra ne pare cash, jane bere permes bankes dhe kane ardhe prej nje vendi te Bashkimi Evropian: Sllovenise, nese nuk gaboj ne vitin 2008 ose 2009, kur IPKO eshte shite te Sllovenet. Duke qene pjese e kompanise IPKO, une e kam marre pjesen time te te hyrave. Kaq.
Mirepo Fisi, me sulmon mu per pare te pista, e nuk guxon me e permend burimin e pareve te mia te pista. A e dini pse? Sepse edhe Fisi me kompanine e tij ka marre pare prej IPKO’se. Ka punu per IPKO’ne. E tash, ai me godet mu, por jo edhe IPKO’ne, sepse shpreson me perfitu ndonje kontrate per IPKO’se.
Kaq sa i perket pareve te mia te pista, te cilat i kam nga IPKO.
Une sot e udheheqi Gazeten Express, bashke me nje ekip te jashtezakonshem. I paguajme te gjitha tatimet. I paguajme te gjithe pagat me rregull. Jetojme prej marketingut. Qarkullimi vjetor i Expressit eshte rreth 1 milione euro. Administrata Tatimore kohe pas kohe vjen e na viziton. Kemi pagu edhe tatim ne fitim ne marsin e ketij viti. Mundesh me ardhe me i shiku krejt librat qe i kemi. Nuk ka kurrgjo sekrete. Normalisht, kohe pas kohe raportojme edhe per Kallashin. Raportojme edhe per Shpendin. Madje i konsideroj perafersisht te njejte si fenomen. Te dyte jane perfitues te fames prej rrjeteve sociale. Permbajtesore nuk ka dicka, as prej Shpendit e as prej Kallashit.
Shume shpejt, brenda disa javeve, do te fillojme edhe me Televizionin tone. Po shpresojme qe do te jete nje projekt interesant
Une Berat Buzhala, kurre nuk kam perfitu tendere prej kompanive publike, prej organeve shteterore, sic bie fjala eshte rasti i Fisit, i cili i ka marre prej PTK’se 300 mije euro, per nje kampanje per operatorin Vala. Fisi e din qe ka pagu bakshish per ate tender. Fisi e din edhe kujt ia ka çu tallin per ate tender. Fisi e din qe saktesisht per shkak te atij tender i ka prishe raportet me PDK’ne dhe me Thacin, me te cilin ka qene ne raporte te ngushte. Merrni e shikoni pamjet e Fisit me Thacin per Newborn. Mirepo, pasi e ka fitu tenderin ne PTK, Fisi ka mendu qe nuk duhet me pagu tatim. Ne momentin qe Administrata Tatimore e ka ngarku me tatim shtese, atehere Fisi eshte rrebelu. Nuk ka rrite me fitu shume prej atij tenderi, sepse ka pagu edhe korrupsion.
Fisi, ne anen tjeter, flet per pare te pista, derisa milionat e tij i ka realizuar ekskluzivisht me Blerim Devollin. Patriarkun e krimit te organizuar. Papen e korrupsionit. Pronarin e jahtit ne Budve. Kurse Fisi, si deputet i Kuvendit te Kosove, eshte ne liste te pagesave te Blerimit. Ai paguhet per me e shkaterru Valen, duke punu per Z-Mobile, e cila eshte kontrata me kriminale ne historine e pasluftes ne Kosove. Hej, paramendojeni, Fisi, duke qene pjese e ndermarrjes kriminale te Blerim Devollit, pjese perandorise me te papaster, çohet edhe shperndane akuza majtas e djathtas. Fisi dhe Shpendi punojne dhe paguhen prej Blerim Devollit, per te cilin Albin Kurti thote se po e shkaterron ekonomine e vendit tone. Degjojeni fjalimin e Albinit ne Kuvendin e Kosoves. Pra, kujt t’i bsojme Fis? Ty qe punon per te, apo Albinit kur flet per te?
Sa i perket pagesave te LDK’se ne adrese te Expressit si dhe takimeve te mia incognito me Arban Abrashin:
Pagesat e LDK’se per Expressin, ndoshta jane pak ma shume se sa 15 mije, jane te realizuara permes bankes dhe te faturuara. Gjate fushates zgjedhore kemi realizu edhe marreveshje te tjera, me parti te tjera, per reklamim ne mediumin me te madh online shqiptar. Ngjashem, sikur po supozoj i ka realizu LVV me KTV’ne, ose tash Shpend Ahmeti me Klan Kosoven dhe KTV’ne. Nuk e di pse paska dicka te jashtezakonshme ne kete drejtim, kur krejt mediat gjate fushates zgjedhore i leshojne ne dispozicion hapesirat e tyre reklamuese per parti politike.
Sa i perket takimeve te mia, qysh po thote Fisi, ne gjyse te nates me Arban Abrashit ne Nartel. Jo vec ne Nartel, une Arban Abrashin e kam taku edhe ne Grese, edhe ne Retro, edhe ne Central. E pashe qe Fisi me kish dhane kredit shume ma shume se sa e meritoj, per fushaten qe kinse une po ia bej Arbanit. Nuk eshte e vertete qe po ia bej fushaten. Ne anen tjeter nuk eshte kurrfare sekreti qe une deshiroj qe Arbani me fitu. Madje, do te ishte budalle Arbani nese kish me me pagu per kete pune. Une kete e bej vullnetarisht. Pse duhet me e pagu dikend qe punon pa pare.
Une Fis nuk luftoj me u bo Prishtinali. Se di pse e paske kete pershtypje? Nuk e di pse qenke i bindur qe eshte gje e mire me qene i Prishtines, e gje e keqe me qene prej Çabiqit, ose sa per ate pune prej Klines, a prej Hanit te Elezit. Pse duhet njeri me e pase anderr me qene prej nje qyteti, e jo prej nje tjetri? Kjo per mu eshte e pakuptueshme. Une kam deshire me jetu aty ku femijeve te mi kam me ju dhane nje te ardhme me te mire. Nese kjo eshte Prishtina, atehere le te jete Prishtina. Prishtinalite as nuk i konsideroj superiore e as inferiore. Kurrgjo, i konsideroj thjeshte banore te nje hapesire te perbashket gjeografike. Nuk vuaj prej ketyre komplekseve. Une kam ardhe ne Prishtine per here te pare me autobus, si student. Kam vazhdu me punu si gazetar ne Zeri, ne vitin 2000, pastaj kam punu ne Kohe Ditore, pastaj ne Lajm, pastaj ne Express. Une nuk kam pase krah ne Prishtine. Nuk kam pase babe te njofshem me m’i çele rruget. Nuk kam pase shoke te klases. Thjeshte nje djale i rritun ne fshat me shume mundime, por ne menyre te ndershme. Pjese e nje familje te vogel qe ka jetu me punen e vet. Une nuk kam daje ne pushtet, nuk kam tezake, nuk kam teze, nuk kam kusheri te fuqishem. Per fatin e keq te Çabiqit, une duhna me qene personi me i njohur i gjalle prej ketij fshati. Ky fshat meriton ma shume se sa mu. Mirepo, per momentin ka ra pak poshte. Ne te ardhmen besoj qe dalin gjenerata me te mira.
Ti po thu qe une nuk pres ne radhe, nuk merzitna per pare e plot te paverteta te tjera. Qytetaret e dine, une jam nje djalosh jashtezakonisht modest. E voziti nje Toyota Prius, gjysem elektrike, e cila eshte prone e Expressit. Ne kohe te lire punoj edhe kah shpija. Veres e kositi barin, mbjelli speca e patligjana, shkurtoj dru. Jam jashtezakonisht i pergatitur fizikisht. Nuk dal naten neper kafe. Kryesisht bej jete te thjeshte. I urrej oret e shtrenjta. Nuk e du lluksin. E ha secilin ushqim qe e gjej. Ah, ushqimi! Pika jeme e dobet.
Pra, i dashur Fis, mos me portreto si njeri enigmatik. Nuk jam i tille. Jeta jeme ka qene e thjeshte. I paguaj taksat, nuk marr pjese ne tendere qeveritare, punoj gazetar, kujdesna per familje, per cikat e mia, kam qef me hupe Shpendi, sepse me duket i dobet, nuk e du Levizjen Vetevendosje, as ty. Ty nuk te kam deshte edhe kur ke punu per Express. Te konsideroj te pacipe, te paedukuar mire e edhe hipokrit. Paramendoje, mi permend paret e pista, e nuk guxon me e permend IPKO’ne. Kjo eshte hipokrizi. Shpreson qe merr tendera. A po kupton?
Nejse, se e zgjata pak ma shume se sa duhet. Tash duhesh me i shkru edhe nja 100 statusa per me ta kthy une.