PËRGJIGJA E DEPUTETIT TË VV-SË NËSE DARDAN MOLLIQAJ DO TË LARGOHET NGA VV

  19 Dec 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të ish-sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj nga partia.

Kurteshi në një intervistë në Tv Dukagjini ka folur për situatën aktuale brenda VV-së. Ai është pyetur për largimin e mundshëm të individëve nga partia.

“Unë nuk dua me e përjashtua në asnjë moment largimin e ndokujtë nga VV”, ka thënë Kurteshi.

 

Ndërsa, ai është pyetur edhe për mundësin e largimit të Dardan Molliqajt nga kjo parti.

“Nuk e përjashtojë sepse ka pasur persona që janë larguar dhe jo vetëm individ por edhe grupe”, ka thënë Kurteshi./Insajderi.com

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.