Përgjigja e AAK-së për Veselin, i cili tha që nuk do të rrijë as dy ditë në një Qeveri e cila dëmton raportet Kosovë-SHBA

Përgjigja e AAK-së për Veselin, i cili tha që nuk do të rrijë as dy ditë në një Qeveri e cila dëmton raportet Kosovë-SHBA

  12 Mar 2019

Për vetëm dy ditë, kryeministri Haradinaj pranoi dy paralajmërime për rrëzimin e Qeverisë nga Partia Demorkatike e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie Kadri Veseli i pyetur se cili do të jetë qëndrimi i tij pas situatës së krijuar me vendosjen e taksës dhe refuzimit të Haradinajt për ta dëgjuar kërkesën e SHBA-së për suspendimin e saj. Ai ka pohuar se nuk do të rrijë as edhe dy ditë në një qeveri e cila i dëmton raportet me SHBA-në dhe partnerët perëndimor.

Gjithashtu, edhe nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se nëse partia e tij e vlerëson se interesi i vendit janë zgjedhjet, atëherë ata do ta çojnë vendin në zgjedhje për dy ditë.Por, pavarësisht këtyre paralajmërimeve të PDK-së, nga AAK kanë thënë që Qeveria Haradinaj është duke punuar, kështu duke mos i kushtuar shumë rëndësi paralajmërimeve të bëra nga PDK.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu për “Gazeta Blic”, tha që Qeveria Haradinaj është duke punuar për të mirën e vendit dhe që po sjell ligje të mira.“Ne po punojmë, Qeveria po punon, Kuvendi po punon, ne po merremi me tema të cilat çdo ditë po angazhohemi që t’i kryejmë detyrat tona.

Qoftë si Qeveri apo si deputet, pra edhe një herë kjo është më rendësi që të punojmë për vendin. Të bëjmë ligje të mira thjesht të ketë llogaridhënie, e të gjitha këto po i bën Qeveria Haradinaj në partneritet me të gjitha partitë që kemi bërë marrëveshje. Pra aktualisht kjo është situata e cila edhe po shihet çdo ditë që ne jemi duke punuar”, ka thënë deputetja Haxhiu për “Gazeta Blic”.

Kujtomë që Kadri Veseli kishte propozuar muaj më parë që taksa 100 për qind për Serbinë të pezullohet për 120 ditë, mirëpo këtë nuk e kishte pranuar kryeministri Haradinaj. I cili vazhdon të insistojë që taksa 100 për qind duhet të qëndrojë deri në njohjen e pavarësisë nga Serbia.Kundër vendimit të Haradinajt janë deklaruar edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në vazhdimësi po kërkojnë pezullimit kësaj takse, dhe që t’i hapet rrugë dialogut.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.