PËRFUNDON NUMËRIMI I VOTAVE,Gani Dreshaj kryetar i ri i Istogut(FOTO)

  17 Dec 2017

Kandidati i Aleancës për Arhdmërinë e Kosovës (AAK) në Komunën e Istogut, Gani Dreshaj prin pas numërimit të rezultateve preliminare nga KQZ.

Dreshaj ka arritur të fitojë 50.1 për qind të votave ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, i cili ka arritur të fitojë 49.9 për qind të votave.

Haki Rugova ka shërbyer si kryetar i Istogut për tetë vite, teksa synon të fitojë edhe një mandat të tretë, raporton Insajderi.

Komuna e Istogut shkoi në rivotim pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e cilësoi si jo të rregullt procesin e raundit të dytë të zgjedhjeve në këtë komunë, që u mbajt më 19 nëntor

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.