Ka përfunduar numërimi zyrtar i votave në Komunën e Gjakovës, teksa i pari ka dalë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, i pasuar nga Mimoza Kusari-Lila e Alternativës.
Gjini ka arritur të fitojë 40 për qind të votave në Komunën e Gjakovës, raporton Insajderi. Ndërkaq, Kusari-lila numëron mbi 3 mijë vota më pak. Kandidatja e Alternativës ka arritur të fitojë 32 për qind të votave.
I treti në këtë komunë është radhitur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi.