Përfundon numërimi edhe në këtë qytet të Kosovës, ashpërsohet gara mes PDK-së dhe Vetëvendosjes
Para disa orësh ka përfunduar edhe numërimi i plotë i votave nga KQZ-ja, ku Totaj ka marrë 19.410 vota apo 29.66%.
PDK-ja ka marrë shumë vota edhe për kuvendin komunal ku për herë të parë do të ketë rreth 14 kuvendarë që është edhe numri më i madh i ulëseve që ky subjekt ka fituar në Asamble ndonjëherë.
Partitë e tjera si VV e LDK pritet të marrin nga 6 apo 7 ulëse.
Pas Totaj, i dyti me mbi 5000 mijë vota më pak është Mytaher Haskuka i LVV-së që ka 14.592 vota apo 22.30% I treti sipas KQZ-së është Hatim Baxhaku i LDK-së me 12.878 apo 19.68% të votave.
Ndërsa Kabashi i AAK-së dhe Berisha i NISMA-së janë të renditur me nga 5000 vota.