Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm me shpalljen e zgjedhjeve të reja partiake për Kryetar të Partisë.
Veç kësaj, Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Hydajet Hyseni, ka thënë se i kanë shpallur zgjedhjet për Kryetar të Vetëvendsojes.
“Në shkurt i skadon mandati i kryetarit të deritashëm”, ka thënë Hyseni, para mediave, pasi ka përfunduar mbledhje e Partisë.
“Është diskutuar edhe për koalicionet. Pa asnjë problem serioz ka kaluar mbledhja”, ka thënë Hyseni.
Në anën tjetër, Ismail Kurteshi, Sekretari i VV’së, ka thënë se të gjithë ishin për zgjedhje brenda partisë.
“Vetëvendosje i është kthyer normalitetit”, ka thënë Kurteshi.
“Shpejt do ta kem kryetarin e ri”, ka shtuar ai.
“Ai që fiton më së shumti vota, ai do të jetë Kryetar i VV-së”, deklaruar Sekretari i VV-së.