Përfundon mbledhja e Kryesisë së VV-së: Këto janë vendimet
Përfundon mbledhja e Kryesisë së VV-së: Këto janë vendimet
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, raporton Gazeta Blic.
Lideri i kësaj partie, Visar Ymeri, ka deklaruar para medieve se në këtë mbledhje janë diskutuar shumë çështje, ndër to dhe konflikti i fundit mes Aida Dërgutit dhe Albin Kurtit.
Ymeri ka thënë se në këtë mbledhje është vendosur që të pranohet dorëheqja e Dërgutit nga pozitat të cilat ajo i mbante.
“Kemi pasur një mbledhje kemi diskutuar shumë çka, u vendos që të pranohet dorëheqja e Aida Dërgutit nga pozitat që udhëhiqte”, tha ai.
Tutje Ymeri ka theksuar se kjo është dorëheqja e vetme në këtë parti.
Po ashtu, ai ka dënuar gjuhën fyese të cilën ka përdorur Dërguti në rrjetet sociale ndaj Albin Kurtit, dhe ka bërë thirrje që një gjuhë e tillë fyese të mos jetë prezentë në Vetëvendosje. /Gazeta Blic./
Nderkohe, Periskopi ka kuptuar nga burime të veta se Ahmeti e Sejdiu dhe të tjerë anëtarë, kanë ofruar dorëheqjet nga Kryesia, si dhe kanë kërkuar që të mos kandidohen më si anëtarë kryesie.
“Edhe Shpendi, edhe Dardani, edhe plot te tjerë i kanë ofruar dorëheqjet e veta nga Kryesia. Madje, që të gjithë, kanë kërkuar të mos kandidohen më për Kryesi”, thotë një burim brenda Vetëvendosjes për Periskopin.
Mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes erdhi pas rrjedhjes së disa shkëmbimeve të mesazheve ku deputetja Aida Dërguti kishte fyer Albin Kurtin në grupin e përbashkët të komunikimit të anëtarëve të Kryesisë