fbpx

Përfundon gjithë numërimi, PDK-ja e mori këtë komunë…

  26 Nov 2017

Ka përfundur numërimi i 35 vendvotimeve në Dragash, dhe votat me kusht e postë në këtë komunë.

Në bazë të rezultatit, fitues i këtij balotazhi del të jetë kandidati i PDK-së, Shaqir Shabani me 4117 vota.
Duke lënë pas kundërkandidatin nga LDK, Selim Kryeziun me 2807 vota.

Shabani në raundin e dytë ka marr 6 mijë e 279 vota ndërsa Kryeziu i LDK-së 6 mijë e 238 vota.

Kujtojmë që pa numërimin e votave të sotme, këto dy parti në Dragash kishin diferencë vetëm 41 vota mes vete.