fbpx

Përfshihet Veton Surroi në propagandën e LVV’së

  20 Nov 2017

Veton Surroi është i fundit që është përfshirë në propagandën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Surroi nëpërmjet një shkrimi në Facebook, thotë se nuk ka asgjë të paligjshme në organizimin e transportit për votues, veprim të cilin e ka bërë Vetëvendosje në balotazhin e 19 nëntorit.

“Te organizosh transport për të votuar në Amerikë dhe shtetet evropiane është aktivitet joligjor aq sa lindja e diellit. Në mediat e pushtetit në Kosovë ky aktivitet quhet krim i organizuar’, shkruan Surroi në Facebook.

Ishte Klan Kosova që dëshmoi me pamje se si Vetëvendosjekishte organizuar transport të votuesve në Prishtinë, në përpjekje për të siguruar sa më shumë vota për kandidatin e saj për kryetar, Shpend Ahmeti.