fbpx
Për këto mosha mosha të fëmijëve, tani e tutje mund të aplikohet për mbështetje financiare nga Qeveria!

Për këto mosha mosha të fëmijëve, tani e tutje mund të aplikohet për mbështetje financiare nga Qeveria!

  15 Jan 2022

Qeveria e Kosoves, përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve nga viti i kaluar ka nisur së zbatuari pakon e mbështetjes ekonomike për nënat dhë fëmijët.

Aplikimi ka nisur nga shtatori i vititi të kaluar, derisa është paralajmëruar se nga janari i këtij viti mund të përfitojnë nga mbështetja financiare edhe fëmijët që kanë lindur në vitin 2018, raporton 02Press.com

Kjo praktikë do të vazhdojë kësisoj ku çdo gjashtë muaj do të rritet mosha e fëmijëve përfitues.

“Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi.

Për shtesat për fëmijët, që nga nesër do të mund të aplikojnë në eKosova:

Të gjitha nënat që kanë lindur fëmijën në vitin 2020 apo 2021.

Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç.

Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj”, thuhet në njoftimin e ministrit Hekuran Murati.

Aplikimi mund të bëhet në këtë platfomrë, https://ekosova.rks-gov.net/ ndërkohoë që llogaria bankare duhet të jetë në emër të nënës. /02Press/