Voton Shyhrete Behluli, ka një porosi për qytetarët
Shyhrete Behluli me bashkëshortin sapo ka kryer obligimin qytetar. Ajo votoi dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin për ta kryer këtë obligim.
“Shpresoj që këto zgjedhje të kryhen në mënyrë paqësore dhe demokratike, është moment për të vlerësuar subjektet e preferuara politike dhe i ftoj të gjithë që të dalin me votu”, ka thënë ajo.