Per gjyqtaret dhe prokuroret ne veri vendosim ne!

  20 Oct 2017

Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet e zyrtarëve të lartë serbë se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në veri të vendit do të bëhet të premten ose të hënën.

Në një përgjigje me shkrim për Klan Kosovën thuhet se “dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të komuniteteve joshumicë bëhet vetëm atëherë kur për këtë vendos Presidenti i Kosovës”.

Dy ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pati thënë se kjo çështje do të finalizohet të premten apo më së largu të hënën, duke shprehur revoltën për vonesën, siç e ka quajtur ai, në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicës serbe.

Për gjyqësorin në veri të enjten ka folur edhe drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, i cili ka theksuar se pret që të premten të përmbyllet dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, meqë pala serbe është gati për këtë gjë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.