fbpx

PËR ÇFARË U TAKUA THAÇI ME SHEFIN E CIA-SË

  26 Oct 2017

 Presidenti Hashim Thaçi ka treguar për takimin e tij me shefin e CIA-së, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosovë, Thaçi ka thënë se takimi me shefin e CIA-së është një traditë e institucioneve të Kosovës.

Thaçi ka treguar se gjatë këtij takimi është biseduar për luftën kundër terrorizmit, raporton Insajderi.

“Kemi traditë të takimit, prandaj edhe takimi i fundit me shefin e CIA-së ka qenw mbështetje e fuqishme, takimi ka qenë një rikonfirmim për bashkëpunim të institucioneve të Kosovës sepse agjenda e SHBAA-së është luftimi i terrorizimit e që kjo është edhe në agjendën e Kosovës”.

Po ashti presidenti Thaçi ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për luftimin e korrupsionit në Kosovë.

“Çka kemi biseduar është se Amerika vazhdon ta mbështesë Kosovën në luftimin e korrupsionit, e që Kosova ka dal një nga vendet që ka luftuar më së shumti terrorizimin në rajon”, ka thënë Thaçi.